Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, në shoqërinë e pronarit të kompanisë “M.Gashi ShPK”, Mustaf Gashi, kanë vizituar vendpunishtet ku po krijohet zhvillimi i së ardhmes në Kompleksin “Grand Tower”, “Prishtina e Re”.
Buja vlerësoi lart këtë zhvillim, duke theksuar kontributin në mirëqenien e shumë familjeve në Lipjan si rrjedhojë e punësimeve.
“Sot, së bashku me Mustaf Gashin, pronari i kompanisë M.Gashi ShPK, pronarin e një prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në Lipjan e Kosovë, vizituam vendpunishtet ku po krijohet zhvillimi i së ardhmes në Kompleksin Grand Tower, Prishtina e Re. Ky biznes është shembull i zhvillimit në vendin tonë. Me punësimin e një numri të madh punëtorësh nga Lipjani, ai siguron jo vetëm vende pune, por edhe mirëqenien e shumë familjeve lipjanase”, tha ai.