KF Prishtina e Re ka finalizuar marrëveshjen me Ikonnect Football Academy, me seli në Lagos të Nigerisë, për transferimin e dy futbollistëve të rinj dhe perspektivë, Aliyu Halliru dhe Auwal Hamisu.
Të dy futbollistët janë 19-vjeçarë dhe konsiderohen ndër talentet e dalluara të akademisë nigeriane.
Aliyu Halliru, i cili luan në pozitën e sulmuesit, dhe Auwal Hamisu, mesfushor, i bashkohen klubit tonë si pjesë e strategjisë për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj me potencial për të ardhmen.



