Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zyrtari i PDK-së i reagon ashpër Marta Kos: Lexojeni ligjin që të kuptoni përmbajtjen e tij

GD
Gazeta Demos12 tetor 2026 në 15:22
Zyrtari i PDK-së i reagon ashpër Marta Kos: Lexojeni ligjin që të kuptoni përmbajtjen e tij

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi , i ka reaguar Komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, e cila ka thënë se Ligji i ri për Specialen është i papranishëm.

Ai e ka ftuar zyrtaren evropiane që ta lexojë ligjin në fjalë për ta kuptuar.

Në profilin e tij në Facebook, Gjoshi ka shkruar pse ligji është i drejtë.

“Zonja Kos, Së pari, lexojeni ligjin e miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të kuptoni përmbajtjen e tij. Së dyti, në asnjë pikë të vetme Ligji nuk e cenon pavarësinë e gjyqësorit. Nëse do ta lexonit do ta kuptoni këtë. Së treti, Kosova i ka besuar dhe gjyqtarët kanë abuzuar me Ligjin që ishte i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, duke kaluar në arbitraritet, saqë Dhomat e Specializuara vetëm gjykatë s’mund të quheshin. Ato i ngjanin kohërave të errëta nëpër të cilat ka kaluar Europa”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Së katërti, pikërisht për të mos përsëritur një kohë të rëndë për europianët, ju do të duhej që kritikat t’i adresonit rreth kësaj Gjykate e cila nuk ka përdorur asnjë lloj standardi europian të drejtësisë dhe që prej 6 vitesh i mban në paraburgim ish-drejtuesit e UÇK-së pa fakte dhe pa dëshmi që ndërlidhet me ta. Së fundmi, Ligji është miratuar nga më shumë se 3/4 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës – dëshmi e mbështetjes së gjerë politike e qytetare dhe ju duhet ta respektoni atë”, ka shkruar ai.

ligjinkuptonipdk-së

Të ngjashme

Kallas: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

09:32
Avokati Musa: Me Ligjin për Specialen synohet drejtësi pa paragjykime

Avokati Musa: Me Ligjin për Specialen synohet drejtësi pa paragjykime

09:21
Hasani: Nëse Specialja e anulon ligjin, Kosova mund ta anulojë marrëveshjen e vitit 2014

Hasani: Nëse Specialja e anulon ligjin, Kosova mund ta anulojë marrëveshjen e vitit 2014

16:18

Më shumë nga Lajme

  • 16:48Pasagjeri kapet në aeroport me 10 zogj të gjallë të fshehur në pantallona
  • 16:47MINTI intensifikon kontrollet për çmimet e barnave, shqiptohen gjoba në Pejë
  • 16:44Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj
  • 16:36Kush është Edonisa Aliu, drejtuesja e futbollit që dyshohet se u rrah nga Liridon Leci?
  • 16:21Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi i dytë ndaj Thaçit