Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zyrtari që u arrestua për ryshfet punon në Qendrën e Regjistrimit Civil, ndalohet për 48 orë

GD
Gazeta Demos14 korrik 2025 në 22:38
Zyrtari që u arrestua për ryshfet punon në Qendrën e Regjistrimit Civil, ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dalë me detaje rreth arrestimit të një zyrtari publik nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Në një njoftim drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se i njëjti punon në Qendrën e Regjistrimit Civil, dhe se është ndaluar për 48 orë.

“I njëjti dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar përfitim pasuror në këmbim të një shërbimi zyrtar. Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për dyzetë e tetë (48) orë. Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit si dhe mbrojtjen e interesit publik”, thuhet në njoftim.

Policia tha se e ka kapur të njëjtin në flagrancë.

“Policia ka ndërhyrë në momentin e pranimit të shumës së dyshuar si ryshfet dhe ka arrestuar personin në flagrancë. Tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale relevante për rastin”, deklaroi Policia

prokuroria

Më shumë nga Lajme

  • 13:18Ramush Haradinaj me parti del për t'i falënderuar protestuesit në shesh
  • 13:07Komandanti që udhëhoqi mbrëmë operacionin policor kishte arrestuar Albin Kurtin në tetor të vitit 2005
  • 13:06Dërguti: Kurti si protestues i quante policët "majmunë"
  • 13:02Bahtiri sulmon PDK-në: Duan të krijojnë frymë kinse ne jemi kundër UÇK’së dhe atyre në Hagë
  • 12:53Hamza: Takim të dytë s'do të ketë me Kurtin deri në aprovimin e Ligjit