Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Avokati i Gjestit flet pas lirimit të tij nga burgu

GD
Gazeta Demos20 mars 2026 në 15:59
Avokati i Gjestit flet pas lirimit të tij nga burgu

Një nga avokatët e Gjestit, Artan Çerkini, ka folur për herë të parë pas lirimit të këngëtarit ditën e djeshme.

Në një lidhje live për ‘Shqipëria Live’, avokati Çerkini u shpreh se Gjesti ka shprehur pendesë dhe keqardhje që kanosi dhe i foli me tone kërcënuese drejtuesit të kompanisë ‘Onima’, me të cilën ai kishte një mosmarrëveshje.

Avokati tregoi se këngëtari kishte premtuar se nuk do të përsëriste më asnjë nga këto sjellje, për të cilat autoritetet përkatëse i kanë vendosur edhe një gjobë prej 7 mijë eurosh.

Çerkini shtoi se momenti i lirimit të tij ka qenë emocionues, si për të edhe për familjen, sipas avokatit, marrë parasysh edhe faktin e tragjedisë familjare ku ai humbin të vëllanë në një aksident.

“Incidenti, i cili ka shërbyer si pretekst për ndalimin e Gjestit, i ka paraprirë një mosmarrëveshjeje mes tij dhe kompanisë Onima, që sipas tij kjo kompani i ka borxhe këngëtarit. I revoltuar nga injorimi i kompanisë, Gjesti ka reaguar me ato që edhe ju keni parë. Ai në fakt e ka pranuar se ka thënë fjalë jo të mira, të cilat mund të kenë pasur edhe tone kërcënuese ndaj stafit. I ka dëmtuar edhe disa objekte, dhe ka pasur me vete edhe një armë pa leje. Pastaj, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë. Në seancë ai panoi fajësinë dhe kërkoi falje. Në momentin kur një i dyshuar e pranon fajësinë, nuk caktohet paraburgimi. Një i dyshuar që rrëfen ngjarjen, nuk duhet të mbahet në paraburgim. Ai menjëherë ka shfaqur shenja pendese, edhe të gjithë njerëzit që e njohin e dinë që ai nuk është i dhunshëm, por është një incident i momentit. Gjesti tha se i vjen keq për atë që ka ndodhur. Ky ishte një leksion për Gjestin.

Ndjente keqardhje. Po ashtu, premtoi se në të ardhmen nuk do të përsërisë sjellje të kësaj natyre. Me siguri, kur është liruar, ka qenë një moment emocionues, marrë parasysh edhe faktin e tragjedisë familjare.

Gjesti nuk ka asnjë masë kufizuese tani, nuk ka pengesa. Nuk është caktuar as ndonjë masë tjetër procedurale.

Ai është dënuar me kusht dhe me gjobë. Kjo është çështje penale. Ka marrë edhe një gjobë 7 mijë euro. Primare ka qenë lirimi i Gjestit. Tani ai është i lirë dhe është në një pozitë më të mirë për të marrë vendime.

Këshilla e parë për Gjestin është të mos i përsërisë më këto veprime. Mosmarrëveshjet t’i zgjidhi në rrugë ligjore”, u shpreh avokati.

Gjesti, i cili gjatë komentit të konfliktit me drejtuesin e kompanisë kishte me vete edhe një armë pa leje, u arrestua një javë më parë dhe u lirua mbrëmjen e djeshme./TCH/

gjesti

Më shumë nga Magazine

  • 23:16Labi me akuza të rënda ndaj Klodit: Si s’të vjen turp, e tradhtove Elijonën me një mashkull
  • 22:54Angela Martini zbulon një fakt interesant: 6 vjet kam studiuar intensivisht për…
  • 22:48Adelina Ismaili e Valdrin Sahiti? A janë këta opinionistët e rinj të Big Brother Vip Kosova?
  • 22:29“KTHEHU RINI”, Cila është kënga më e rëndësishme e Sinan Vllasaliut dhe pse?
  • 22:12“Babën e mbaj mend si në mjegull – Me fukarallëk e me tana të zezat, gru e re, me 7 fëmijë, e hekurt”, Vllasaliu