Aktori i njohur kosovar, Naser Rafuna, ka reaguar ashpër ndaj një lajmi të publikuar nga portali N’ZOOM, ku pretendohej se ai dhe këngëtarja Zanfina Ismaili do të futen sonte në Big Brother.
Rafuna ka mohuar pretendimet e ngritura në këtë lajm, ndërsa ka akuzuar portalin për shpifje dhe përhapje të dezinformatave.
Teksa i njëjti gjithashtu bëri të ditur se portali i lartëcekur do të përballet ligjërisht si pasojë e shpifjeve ndaj tij.

