Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Callum Turner pas martesës me Dua Lipën: Do të doja të kisha një familje, të rrisja disa fëmijë

GD
Gazeta Demos19 gusht 2026 në 20:51
Callum Turner pas martesës me Dua Lipën: Do të doja të kisha një familje, të rrisja disa fëmijë

Callum Turner ka folur hapur për dëshirën e tij për t’u bërë baba dhe për të krijuar një familje me bashkëshorten e tij, këngëtaren Dua Lipa.Në një intervistë ekskluzive për Esquire UK, aktori 36-vjeçar tregoi se çfarë dëshiron të sjellë kapitulli i ardhshëm i jetës së tij.

Kur u pyet se çfarë pret nga e ardhmja, ai fillimisht u përgjigj se dëshiron të vazhdojë me punën që po bën aktualisht, por më pas shtoi një fjalë të rëndësishme: “Familje”.I pyetur nëse krijimi i një familjeje është një prioritet për të, Turner u përgjigj qartë: “Sigurisht, po. Jam 36 vjeç. Do të doja të kisha një familje dhe të rrisja disa fëmijë”.

Turner dhe Dua Lipa u martuan së fundmi.Çifti zhvilloi ceremoninë në një bashki në Londër më 31 maj, derisa fundjavën pasuese në Sicili.

Marrëdhënia e tyre nisi të përflitej në janar të vitit 2024, kur u panë së bashku pas premierës së “Masters of the Air” në Londër.Në korrik të të njëjtit vit, Dua konfirmoi lidhjen e tyre në Instagram.

Një vit më vonë, në qershor 2025, ajo bëri të ditur për British Vogue se ishin fejuar.Në intervistat e mëparshme, Turner ka folur me shumë respekt për partneren e tij, duke thënë se ajo e frymëzon edhe artistikisht.

Ai ka treguar gjithashtu se, pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale të të dyve, ata përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë së bashku.Edhe Dua ka folur më herët për dëshirën për t’u bërë nënë një ditë.

Këngëtarja ka pranuar se do të donte të kishte fëmijë, por ka theksuar se është e vështirë të përcaktosh momentin ideal, sidomos duke pasur parasysh karrierën e saj dhe angazhimet me turnetë.Kështu, pas martesës, duket se krijimi i familjes është një nga dëshirat e rëndësishme të çiftit për të ardhmen.

turnerfamiljefëmijë

Më shumë nga Magazine

  • 22:41Skerdi Ago po vjen me këngë të re, pjesë e klipit edhe avionë me mbishkrimin "UÇK"
  • 22:40Bebe Rexha shfaqet para VMAs, lë fansat pa fjalë me pamjen e saj
  • 21:03Dua Lipa shkruan për martesën e kushëririt: Dasmë e madhe shqiptare, po na rritet rrethi
  • 19:14Blero i lë amanet djalit: Nëse atdheu të thërret, të jesh aty ku qëndrojnë burrat, në ballë të UÇK-së
  • 18:45“Zoja n’brum”, Kreshniku publikon pamje të Dafinës në kuzhinë