Reperi i njohur Viktor Paloka, i njohur si Unikkatil, ka bërë një ndër postimet më të rralla në rrjetet sociale, në kujtim të vëllait të tij, Mentorit, i cili u nda nga jeta disa muaj më parë.

Që prej humbjes së papritur, Unikkatil ka mbajtur një profil të ulët dhe postimet e tij kanë qenë shumë të rralla, duke reflektuar dhimbjen e tij të thellë.

Sot, ai ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram një fotografi ku shfaqet pranë vëllait të tij, Mentorit, duke e shoqëruar me një mesazh që i ka prekur të gjithë ndjekësit: “Do plagë nuk shërohen kurrë”.