Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

"Drejtësia për ty është borxh", kush nga artistët shqiptarë reaguan për vrasjen e Arlinda Zekajt?

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 16:06
"Drejtësia për ty është borxh", kush nga artistët shqiptarë reaguan  për vrasjen e Arlinda Zekajt?

Vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka tronditur opinionin publik, ndërsa reagime të shumta kanë ardhur edhe nga artistët shqiptarë, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe indinjatën për tragjedinë.

Rina Balaj, Brikena Selmani, Oriola Marashi, Yll Limani Adelina Thaçi e shumë të tjerë kanë reaguar përmes rrjeteve sociale, duke rikthyer në vëmendje faktin se Arlinda kishte kërkuar ndihmë dhe kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun që i kanosej, vetëm pak ditë para se të vritej.

Rina Balaj e ka cilësuar ngjarjen si një lajm që të copëton shpirtin, duke theksuar se Arlinda kishte denoncuar dhunën, kishte kërkuar mbrojtje dhe kishte shprehur frikën për jetën e saj.

Këngëtarja ka ngritur pikëpyetje se sa gra të tjera duhet të humbin jetën që thirrjet e tyre për ndihmë të merren seriozisht, duke kërkuar drejtësi për të ndjerën.

Edhe Brikena Selmani është shprehur e tronditur nga rasti, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si një grua mund të kërkojë ndihmë në polici dhe vetëm tri ditë më vonë të humbasë jetën.

Ndërkaq, modelja Oriola Marashi ka bërë thirrje që vrasjet e grave të mos trajtohen si lajme që harrohen pas 24 orësh, duke nënvizuar rëndësinë që këto raste të mos humbasin vëmendjen publike.

Reagim ka bërë edhe Yll Limani, i cili ka rikujtuar se Arlinda ishte raportuar në polici për dhunë në familje dhe kishte kërkuar ndihmë para se të vritej.

Adelina Thaçi, në mesazhin e saj prekës, i ka shprehur lamtumirën Arlindës, duke kërkuar falje për faktin se shteti, që duhej ta mbronte, nuk arriti ta ruante. Ajo ka theksuar se drejtësia për të ndjerën mbetet një borxh.

Rasti i Arlinda Zekajt ka rikthyer në qendër të debatit publik mbrojtjen e grave që përballen me dhunën në familje dhe përgjegjësinë e institucioneve për të reaguar në kohë.

Krahas dhimbjes dhe zemërimit, kërkesa që bashkon reagimet është që vdekja e saj të mos mbetet vetëm një tjetër ngjarje tragjike, por të pasohet nga drejtësia dhe llogaridhënia.

Rina Balaj

Brikena Selmani

Yll Limani

Yll Limani

Adelina Thaçi

kishtekërkuar

Të ngjashme

“Ishe në gjendje të jepje edhe frymen për djalë, ish-burri yt e dinte çfarë familjeje kishte” – Dedikimi prekës i shoqes për Arlinda Zekajn

“Ishe në gjendje të jepje edhe frymen për djalë, ish-burri yt e dinte çfarë familjeje kishte” – Dedikimi prekës i shoqes për Arlinda Zekajn

17:40
Dosja për kanosje e ish-burrit të Arlinda Zekajt: Kam me të mbytë, kam me të ngre zhag, as ushtria s’ka me mujtë me të hjekë nga dora ime

Dosja për kanosje e ish-burrit të Arlinda Zekajt: Kam me të mbytë, kam me të ngre zhag, as ushtria s’ka me mujtë me të hjekë nga dora ime

16:52
Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

16:50
Prokuroria del me detajet e fundit rreth rastit tragjik në Pejë

Prokuroria del me detajet e fundit rreth rastit tragjik në Pejë

15:52

Më shumë nga Magazine

  • 18:06Dhurata Dora e tronditur nga vrasja e Arlindës: Mbrojtja duhet të vijë para se të jetë vonë
  • 17:01Fotoja e parë, ish-banorja e BBVA bëhet nënë për herë të dytë
  • 15:53Gruaja e Bleros reagon pas rastit në Pejë: Sa shumë duhet të bërtasë një grua për t’u dëgjuar?
  • 12:37“Arlinda Zekaj u vra mbrëmë”, Yll Limani reagon pas tragjedisë në Pejë
  • 08:43Dj Dagz humb personin e zemrës