Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Dhurata Dora e tronditur nga vrasja e Arlindës: Mbrojtja duhet të vijë para se të jetë vonë

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 18:06
Dhurata Dora e tronditur nga vrasja e Arlindës: Mbrojtja duhet të vijë para se të jetë vonë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj-Zekajt, duke shprehur dhimbjen për humbjen e saj dhe shqetësimin për rastet e tilla që vazhdojnë të tronditin shoqërinë.

Përmes disa postimeve në InstaStory, artistja ka ndarë një mesazh prekës, duke theksuar se çdo rast i tillë lë pas jo vetëm një jetë të humbur, por edhe një familje që duhet të përballet me dhimbje të papërballueshme.

“E tmerrshme me marr lajmin për vrasjen e Arlindës. Edhe një jetë e humbur, edhe një familje që duhet me jetu me një dhimbje të papërballueshme”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Dhurata ka shprehur gjithashtu shqetësimin për përsëritjen e rasteve të tilla, duke bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të veprojnë me urgjencë dhe t’i marrin seriozisht denoncimet, kërkesat për ndihmë dhe rastet e raportuara.

Në një tjetër postim, ajo ka shpërndarë edhe një mesazh të Arlindës, ku kjo e fundit kishte shprehur dëshirën që të mos vinte dita kur institucionet përgjegjëse do të detyroheshin të jepnin llogari pasi jeta e saj të ishte marrë.

Dora ka përcjellë një thirrje të qartë për mbrojtjen e grave, duke theksuar se ndërhyrja duhet të bëhet me kohë, para se të jetë tepër vonë.

Reagimi i saj i bashkohet thirrjeve për drejtësi për Arlindën dhe për veprim konkret të institucioneve, në mënyrë që asnjë jetë tjetër të mos humbet në rrethana të tilla.

jetëduhetdhurata

Të ngjashme

Gruaja e Bleros reagon pas rastit në Pejë: Sa shumë duhet të bërtasë një grua për t’u dëgjuar?

Gruaja e Bleros reagon pas rastit në Pejë: Sa shumë duhet të bërtasë një grua për t’u dëgjuar?

15:53
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd

Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd

11:54
Rama reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e grave duhet të jetë garanci e shtetit!

Rama reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e grave duhet të jetë garanci e shtetit!

08:11
Kearns: Pamjet nga Serbia shqetësuese, MB dhe BE të sigurojnë që Beogradi e kupton se paqja duhet të ruhet

Kearns: Pamjet nga Serbia shqetësuese, MB dhe BE të sigurojnë që Beogradi e kupton se paqja duhet të ruhet

20:25

Më shumë nga Magazine

  • 17:01Fotoja e parë, ish-banorja e BBVA bëhet nënë për herë të dytë
  • 16:06"Drejtësia për ty është borxh", kush nga artistët shqiptarë reaguan për vrasjen e Arlinda Zekajt?
  • 12:37“Arlinda Zekaj u vra mbrëmë”, Yll Limani reagon pas tragjedisë në Pejë
  • 08:43Dj Dagz humb personin e zemrës
  • 22:40Alba ndez Parisin, pamja e saj pranë Eiffel-it merr gjithë vëmendjen