Një bisedë e Arlinda Morinës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5 ka nxitur një reagim të ashpër nga Alba Pollozhani, e cila ka hedhur akuza të rënda ndaj banores.
Gjithçka nisi pasi Arlinda foli me banorët për idenë e realizimit të një filmi, duke rikthyer në vëmendje një projekt që, sipas Albës, ka mbetur i parealizuar.
Përmes disa postimeve në Instagram, Alba iu drejtua publikisht Arlinda Morinës dhe Edonit Elshanit, duke pretenduar se ishin angazhuar për realizimin e një materiali promovues, i cili fillimisht do të shërbente vetëm për të vlerësuar punën e tyre.
“Na morët për të bërë teaser, për të parë njëherë punën, jo për ta publikuar”, shkroi ajo, duke pretenduar se materiali vazhdon të jetë publik pa miratimin e personave të përfshirë.
Sipas Pollozhanit, problemi nuk qëndron vetëm te publikimi i pamjeve, por edhe te përdorimi i imazheve të tyre për të siguruar sponsorë për një film, për të cilin ajo thotë se nuk ka nënshkruar asnjë kontratë.
“Kërkoni sponsorë me figurat tona pa aprovimin tonë për pjesëmarrje dhe pa nënshkrim kontrate”, ishte një tjetër akuzë e saj.




