Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Magazine

Këngëtarja e njohur thotë se po provon të bëjë fëmijë përmes IVF-it

GD
Gazeta Demos31 tetor 2026 në 22:10
Këngëtarja e njohur thotë se po provon të bëjë fëmijë përmes IVF-it

Orinda Huta ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” historinë e saj shumë personale të përpjekjeve për të pasur një fëmijë të dytë përmes procedurës IVF. Pas katër tentativave të pasuksesshme në Shqipëri, ajo ka vendosur të provojë sërish në një klinikë në Turqi.

Ajo tha se dëshira e saj dhe e partnerit për të pasur një fëmijë tjetër është shumë e madhe dhe se, për sa kohë që trupi ia mundëson, do të vijojë të përpiqet për ta realizuar këtë dëshirë.

Orinda tregoi se tashmë i është drejtuar një klinike në Turqi për këtë procedurë, pasi në Shqipëri ka mbetur e zhgënjyer dhe, siç rrëfeu ajo, është ndier e padëgjuar nga mjekët. Me shpresën te Zoti, ajo pret të marrë lajmin e shumëdëshiruar.

“Po provoj dhe do të provoj akoma. Unë e dua shumë një fëmijë të dytë dhe, për sa kohë që trupi na e mundëson akoma dhe me lutje te Zoti, ajo do të ndodhë. Mendoj se nuk duhet të dorëzohemi.

Sot ka shumë vështirësi për gratë dhe nuk gjejnë përgjigje se pse po u ndodh kjo. Tani kam filluar të provoj në Turqi dhe po përpiqem atje. E provova katër herë në Shqipëri dhe nuk ia dola.

Në momentin që nuk doja ta provoja më, sepse pata një zhgënjim herën e fundit, u ndjeva e padëgjuar… sepse ti fillon të kuptosh trupin tënd dhe bën pyetje, ndërsa doktori të thotë ‘Ja, kështu janë statistikat’, dhe ti fillon të kthehesh në një statistikë.

Nuk mund të jetë i njëjti protokoll për çdo paciente. Ditën kur mora vesh që stimulimi nuk shkoi mirë, mbaj mend që ka qenë data 30 dhjetor. Mora telefonatën dhe më thanë ‘Orinda, nuk ia dola dot’.

M’u desh një vit për të rinisur, me kërkesë të klinikës në Turqi që më tha ‘Eja, provoje njëherë te ne’. Tani shpresojmë dhe, nëse Zoti nuk do, mos e sforco atë…”, u shpreh Orinda Huta.

fëmijëthotëpërmes

Të ngjashme

Nëna e Eronës: Ajo nuk ishte vetëm një emër në lajme, ishte vajza ime – familjet kërkojnë drejtësi për viktimat e femicidit

Nëna e Eronës: Ajo nuk ishte vetëm një emër në lajme, ishte vajza ime – familjet kërkojnë drejtësi për viktimat e femicidit

18:16

Më shumë nga Magazine

  • 23:09Fero paralajmëron hyrjen në “Big Brother”? Këngëtari ka një synim të qartë
  • 22:44‘Gjakpirëse e mashtruese’, Alba ‘shpërthen’ ndaj banores së BBVK 5
  • 21:33"Ti s'guxon me më prek", loja e Arlindës me Olechken përfundon me debat
  • 21:03Ky është banori i Big Brother që raportohet se ka qenë i arrestuar për dhunë në familje
  • 20:38Banori i “BBVK” gënjen për moshën, zbulohet mospërputhja në deklaratat e tij