Princi Harry është larguar nga pozicioni i tij drejtues në një kompani teknologjike të Silicon Valley, e cila operon në fushën e shëndetit mendor dhe zhvillimit personal.
Vetëm pak javë pasi deklaroi se do të mbetet gjithmonë pjesë e familjes mbretërore dhe shprehu dëshirën për të riparuar marrëdhëniet me familjen e tij, Duka i Sussex-it është tërhequr nga një prej roleve të tij më të rëndësishme në biznes në SHBA
Harry nuk mban më postin e drejtorit për ndikimin social (Chief Impact Officer) në kompaninë BetterUp, e cila ofron shërbime online për këshillim, zhvillim personal dhe shëndet mendor. Pas kthimit në Mbretërinë e Bashkuar në muajin gusht, së bashku me Meghan dhe fëmijët e tyre, titulli i tij është ndryshuar në “këshilltar i lartë”.
Ai iu bashkua kompanisë pesë vjet më parë, në bazë të një marrëveshjeje që, sipas raportimeve, kapte vlerën e 1 milion dollarëve në vit. Në atë kohë, synimi i tij ishte të ndihmonte në krijimin e një ndikimi pozitiv në jetën e njerëzve.
Nuk dihet ende se sa do të jetë paga e tij e re apo pagesa që do të përfitojë për ditët e punës.
BetterUp e ka prezantuar këtë ndryshim si një zhvillim pozitiv, por ai pritet të nxisë spekulimet se Harry po largohet gradualisht nga angazhimet e tij në botën e korporatave, vetëm pak javë pasi deklaroi se do të mbetet gjithmonë mbretëror dhe shprehu dëshirën për t’u pajtuar me të atin dhe të vëllanë.
