Sherri mes Eduart Kuqit, i njohur si Edi, dhe Jozit duket se nuk ka përfunduar me përplasjen mes tyre. Pas ngjarjes ka reaguar edhe babai i Edit, i cili ka publikuar një fotografi me një mesazh të fortë paralajmërues.
“Hakmarrja nuk ka datë skadence”, shkruhet në fotografinë e shpërndarë prej tij.
Publikimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale, pasi është interpretuar si një paralajmërim pas sherrit mes djalit të tij dhe Jozit.
