Modelja shqiptare, Adrola Dushi, ka reaguar sërish për protestat e studentëve, duke kritikuar personat që, sipas saj, arsyetojnë trajtimin e ashpër të protestuesve për shkak të dëmeve materiale.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo u është drejtuar atyre që, sipas saj, i japin përparësi dëmeve materiale para mënyrës se si po trajtohen studentët.
“Të gjithë ju që justifikoni mizorinë ndaj studentëve me dëme materiale, mos e bëfshi pikën e hajrit”, ka shkruar Dushi.
Në mesazhin e saj, modelja ka kritikuar edhe personat që, sipas saj, kanë hequr dorë nga dinjiteti për interesa të vogla financiare, duke përdorur gjuhë të ashpër ndaj tyre.

