Nuk kanë kaluar shumë ditë nga ndezja e dritave të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, dhe Big Brother VIP Albania 5 ka shënuar eskalimet e para të forta. Duket se “muaji i mjaltit” mes banorëve ka përfunduar në kohë rekord.
Iliri, i cili që nga hyrja e tij të shtunën u prezantua me nota humori dhe sportiviteti, duket se i ka dhënë fund kësaj epoke paqësore. Pasditene sotme, ai është përfshirë në një debat të ashpër që agravoi me shpejtësi në ambientet e sallonit.
Shënjestra e këtij shpërthimi ishte Juxhini, banori që iu bashkua formatit vetëm mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaklit të dytë “Prime” të këtij sezoni.
