Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

‘Jemi në faza të ndryshme’, flet për herë të parë motra e Dafina Zeqirit

GD
Gazeta Demos31 maj 2026 në 22:13
‘Jemi në faza të ndryshme’, flet për herë të parë motra e Dafina Zeqirit

Vetëm javën e kaluar ajo sapo publikoi projektin e saj të ri muzikor të titulluar “If I Knew”, dhe bashkë me të erdhi edhe momenti ideal për të dalë zbuluar para publikut.

Për herë të parë për mediat shqiptare, Besa ka zgjedhur të flasë ekskluzivisht për Prive By Liberta Spahiu, duke u ndalur në detaje që pakkush i priste nga ajo. Sigurisht, në një rrëfim të tillë kaq të rrallë, ishte krejtësisht e pashmangshme të mos pyetej pa doreza edhe për raportin jashtëzakonisht të komentuar me motrën e saj, Dafina Zeqirin.

Më shumë se dy dekada distancë dhe aludime pafund për një raport të akullt u duk se u fshinë në ditën e dasmës së divës së pop-it. Prania e Besës në ceremoni theu rrjetin duke krijuar idenë e një ribashkimi përrallor, por deklaratat e saj tani tingëllojnë po aq të forta sa edhe diplomatike. Ajo theksoi se diferenca e tyre prej vetëm dhjetë muajsh i bën të ndihen pothuajse si binjake. “E respektoj dhe e dua motrën time pafund. Nëse nesër marr një telefonatë ku dikush më thotë ‘motrës tënde i duhet një veshkë’, unë jam aty për t’ia dhënë”, ka deklaruar ajo e mbushur me emocion.

Teksa vlerëson perandorinë që Dafina ka ndërtuar, Besa e komenton praninë në dasmë thjesht si një “hap të mirë” dhe një “kujtim të bukur”. Duke theksuar në mënyrë të përsëritur se secila ka ndërtuar familjen e vet të vogël dhe se ndodhen në faza krejtësisht të ndryshme të jetës. /Prive By Liberta Spahiu

Dafina Zeqiri

Më shumë nga Magazine

  • 22:50Aktori i njohur turk bëhet baba, mirëpret në jetë një vajzë
  • 22:43Bebe Rexha pranë një mashkulli, shfaqet në një tjetër version
  • 22:30Çifti që po merr gjithë vëmendjen, Selin e Gimbo shfaqen plot stil
  • 21:58“Nuk po di qysh me vazhdu jetën pa ty”, motra e Laurentit rrëqeth me fjalët për të
  • 20:02Eronita e Bleros tregon për herë të parë se çfarë ka studiuar