Pa-pa-razzi: Bejta kapet mat, vetë i dyti!
Jemi mësuar ta shohim duke kërcyer e duke krijuar përmbajtje me njerëz të rastësishëm nëpër sheshe, por këtë herë kamera nuk ishte në dorën e tij.
Artisti është parë mbrëmë në Prishtinë, në një dalje që s’kishte lidhje me muzikën apo videot e tij.
Bejta e ka mbajtur jetën private thuajse tërësisht larg publikut, ndonëse prej kohësh përflitet se është në një lidhje.
Prive By Liberta Spahiu ka siguruar ekskluzivisht pamje të tij në rrugët e Prishtinës, në shoqërinë e një vajze bjonde.
Ajo shihet e kapur për krahu me artistin, ndërsa afërsia mes tyre ngre dyshime për natyrën e këtij raporti. Identiteti i vajzës nuk dihet ende, por shkrepja nuk lë shumë hapësirë për dyshime.

