Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Magazine

Këngëtarja shqiptare në zi i vdes familjari, ishte avokat

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2026 në 22:16
Këngëtarja shqiptare në zi i vdes familjari, ishte avokat

Një lajm i trishtë ka prekur këngëtaren e njohur shqiptare, Elsa Lila, e cila ka humbur një person shumë të dashur të familjes së saj.

Bëhet fjalë për avokatin e njohur Saimir Vishaj, i cili është ndarë nga jeta këtë të martë, më 3 nëntor, në moshën 60-vjeçare. Ai ishte daja i këngëtares, me të cilin kishte një lidhje të ngushtë familjare.

Lajmin e hidhur Elsa e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka publikuar një fotografi pranë të ndjerit, të shoqëruar me disa fjalë prekëse.

“Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde, daja Saimir! Me hidhërim të thellë ju presim në Funeral Alba 2000 për përshëndetjen e fundit”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se avokati Saimir Vishaj ishte vëllai i nënës së ndjerë të Elsa Lilës, Eva, për humbjen e së cilës kishte folur edhe më herët në intervista televizive, duke rrëfyer momentet e vështira që kishte përjetuar familja.

Sipas mediave shqiptare, Vishaj ishte shtruar prej disa ditësh në Spitalin e Traumës në Tiranë, pas një incidenti ku dyshohej se kishte rënë nga shkallët. Gjendja e tij ishte kritike dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetonte.

Saimir Vishaj ishte një prej emrave të njohur të avokatisë shqiptare, me një karrierë shumëvjeçare në fushën e drejtësisë. /Prive By LS

shqiptarekëngëtarjasaimir

Të ngjashme

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 21-vjeçari vret nënën me thikë

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 21-vjeçari vret nënën me thikë

16:21

Më shumë nga Magazine

  • 22:29Elijona ‘trazon’ rrjetin me fotot e fundit, vë në pah trupin
  • 20:27“Kurrë nuk kam me t’pa si shoqe” – Akili ia shpreh ndjenjat Norës
  • 18:36Opera e Kosovës feston 5-vjetorin me sopranon Elbenita Kajtazi
  • 15:54Plas keq mes Akilit dhe Adrianit, e humbin kontrollin
  • 15:54Anjeza, e limituar në ‘BBVK’ për shkak të të dashurit?