Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka marrë rolin e opinionistes në sezonin e ri të “Big Brother VIP Kosova”, i cili nisi mbrëmë. Ky rol i besua asaj pas eksperiencës dhe karrierës së gjatë në skenë.
Gjatë paraqitjes së saj të parë, Leonora u shfaq e kuruar deri në detajin e fundit, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave.
