Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Me plis e fanellë kuqezi: Tiktokeri i famshëm pushton Tiranën dhe dashurohet pas traditave tona!

GD
Gazeta Demos25 maj 2026 në 12:54
Me plis e fanellë kuqezi: Tiktokeri i famshëm pushton Tiranën dhe dashurohet pas traditave tona!

Tiktokeri i famshëm ndërkombëtar, Marlon Lundgren Garcia, i ka surprizuar të gjithë ndjekësit e tij me vizitën e fundit në kryeqytetin shqiptar.

Marlon Lundgren Garcia, i njohur në internet si “Marlon” ose “Mar3LG”, është një 24-vjeçar suedezo-amerikan, model dhe personalitet i njohur i rrjeteve sociale, i cili numëron miliona ndjekës në platforma si TikTok dhe Twitch falë përmbajtjeve të tij lifestyle, ku shpesh udhëton nëpër vende të ndryshme të botës duke eksploruar kulturat dhe traditat vendase.

Ai ka zgjedhur Tiranën për të përjetuar një eksperiencë plotësisht shqiptare, duke u futur me kokë në kulturën dhe traditat tona.

Marlon ka vendosur të shijojë çdo cep të Tiranës, i rrethuar nga njerëzit e shumtë në qytet që e kanë pritur me shumë ngrohtësi.

Por, ajo që ka rënë më shumë në sy ka qenë përshtatja e tij e menjëhershme me simbolet tona kombëtare.

Në video-materialet e ndara me ndjekësit, tiktokeri shihet me plisin tradicional në kokë dhe i veshur me fanellën e Kombëtares Shqiptare dhe flamurin kuq e zi mbi krahë.

Marloni nuk ka qëndruar vetëm te pamja. Ai ka provuar disa nga ushqimet tona tradicionale më të njohura, ku nuk kanë munguar flija, pitet e ndryshme si dhe disa nga ëmbëlsirat tona si trileçën dhe bakllavan, duke mbetur i mahnitur nga shija.

Për më tepër, ai ka tentuar t’i bjerë edhe çiftelisë, si dhe ka provuar të flasë disa fjalë në gjuhën shqipe, duke shkaktuar të qeshura dhe reagime pozitive te fansat.

“Thank you Albania zemer!” – ka shkruar ai në postimin e tij të fundit në Instagram, duke shoqëruar fotot dhe videot nga Tirana me këtë dedikim të ëmbël në shqip.

Dhe për ta kompletuar atmosferën e vizitës së tij, ai e ka shoqëruar postimin me hitin ‘Zemër’ nga Dhurata Dora.

Për Marlonin, vendi ynë është një zbulim i vërtetë, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend me një kulturë shumë të pasur dhe të veçantë.

tik tokeri

Më shumë nga Magazine

  • 22:28Urime për çiftin, Selin dhe Gimbo marrin vendimin e papritur!
  • 22:27Soni paksa dalë sonte, shfaqet ‘zjarr’ në këtë veshje
  • 17:41Dolce e dashuruar, zbulon detaje nga partneri i saj
  • 15:56Gresa zbulon se a është në lidhje, përgjigjja e saj lë shumë për të imagjinuar
  • 22:14Benita tërheq vëmendjen me fustanin e shkurtër, vë në pah linjat trupore