Këngëtari, Blero, ishte së fundmi i ftuar në një intervistë, ku u pyet për dasmën dhe martesën e tij me Eronitën, si dhe për mënyrën se si janë njohur.
Gjatë bisedës, Blero tregoi se njohja e tyre ka qenë krejt rastësore dhe se gjithçka ka nisur nga një mesazh në WhatsApp.
Blero: “Të jem i sinqertë, ka qenë shumë rastësi. Unë jam i sinqertë gjithmonë dhe ndoshta gaboj ndonjëherë, por në kuptimin që jam kaq i sinqertë sa nuk di të bëj ndryshe. Nita më ka shkruar në WhatsApp timin. Unë s’e kam ditur kush është, por ajo ka dashur t’i shkruajë për dikë tjetër, që veç të jetë një shaka, në kuptimin që të ma dëgjojë zërin, dikush tjetër, jo ajo. Mandej më shkroi: ‘Më fal se ishte gabim’. Kur unë e kam numrin e Gjermanisë në WhatsApp thashë: ‘Si mund të jetë gabim kur ti shkruan shqip’. Aty filloi gjithçka mandej”.
