Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi të reja nga New York-u, duke sjellë një tjetër paraqitje që ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.
Në fotot e publikuara, këngëtarja shfaqet pranë Brooklyn Bridge, e veshur me një kombinim casual dhe elegant, ndërsa duket në super formë

Me flokët e lëshuara dhe një stil mjaft të kuruar, Beatrix ka realizuar disa poza në një nga lokacionet më ikonike të New York-ut.
“Anyway, New York”, ka shkruar ajo në përshkrimin e postimit, duke e shoqëruar me fotografitë nga qyteti amerikan. Postimi ka marrë menjëherë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.