Elijona Binakaj ka folur publikisht për herë të parë më gjerësisht rreth ndarjes nga Klodi, gjatë intervistës së saj në rubrikën 25 pyetje të Prive By LS.
E pyetur për raportin që tashmë i takon së kaluarës, Elijona u shpreh se disa gjëra dëshiron t’i mbajë private, për shkak të respektit ndaj asaj që ka qenë mes tyre.
“Disa gjëra, për shkak të respektit ndaj asaj që ka qenë, nuk kanë vend publik. Unë jam natyrë e sinqertë dhe nuk më pëlqen të jap shpresa aty ku nuk ka shpresa. Është një gjë e ditur nga të dyja palët”, u shpreh ajo.
Ajo foli edhe për fotografitë e përbashkëta që po vazhdojnë të jenë në rrjetet sociale, duke thënë se mendon se ka ardhur koha që edhe kësaj pjese t’i jepet fund.
Ndërkaq, kur u pyet nëse do t’i jepte një shans të dytë një raporti të përfunduar, Elijona bëri një dallim mes marrëdhënieve shoqërore dhe atyre romantike.


