Artisti Valon Islamaj, ka prezantuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Nënë Tereza (Mother Teresa)”, një këngë që brenda pak orësh nga publikimi ka ngjallur reagime të shumta dhe emocione të forta në publikun shqiptar.
Fansat kanë vlerësuar veçanërisht videoklipin artistik, i cili shoqëron këngën me imazhe që rikujtojnë veprën e jetës së saj.
Në rrjetet sociale, kënga është pritur me komente pozitive.
