Finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka nisur zyrtarisht një kapitull të ri në karrierën e saj me premierën e reality show-t “Eagle Queen”.
Projekti, i realizuar nga Eagle Production, do të publikohet në platformën YouTube dhe që me njoftimin e parë ka zgjuar interesim të madh te publiku, duke premtuar një format ndryshe nga ato që janë parë deri më tani.
Në episodin e parë, Juliana vendos të hapë dyert e jetës së saj private si rrallëherë më parë, duke ndarë me ndjekësit momente dhe përjetime që nuk janë bërë publike më herët. Një ndër momentet më të veçanta që shfaqen në premierë është edhe shtatzënia e saj.
