Një video e Bia Khalifës në TikTok, ku ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 4” shihet duke kënduar një nga këngët e Joz Markut, ka nxitur komente të shumta në rrjete sociale.
Postimi ka ardhur në një periudhë kur përplasja mes Jozit dhe Edi Kuçit vazhdon të jetë një prej temave më të diskutuara, ndaj një pjesë e ndjekësve e kanë interpretuar videon e Bias si një rreshtim të mundshëm të saj në krah të Jozit.
Kjo ka marrë edhe më shumë vëmendje për shkak të historisë së Bias me Edin. Dyshja kanë pasur një raport tejet të afërt gjatë qëndrimit në BBVK 4, me momente që u komentuan gjerësisht edhe jashtë shtëpisë. Pas eliminimit të saj, Bia kishte konfirmuar publikisht se mes tyre kishte pasur edhe marrëdhënie intime.
Por a ishte vërtet kënga e Jozit një mesazh kundër Edit?
Në një prononcim telefonik për Prive By Liberta Spahiu, Bia ka sqaruar se nuk e sheh situatën në këtë mënyrë dhe se nuk është dakord me asnjërën prej formave të agresionit që, sipas saj, janë shfaqur në këtë përplasje.
“Njëri duhet ta kontrollojë gojën, tjetri duart. Unë po e shoh edhe anën qesharake të gjithë kësaj. Nuk jam dakord as me agresionin fizik, por as me agresionin verbal, siç ka bërë Edi. Sinqerisht, dua një përballje një me një, jo në grup. Edhe në videon time në TikTok e kam thënë qartë. Ndërsa kjo këngë, mua personalisht nuk më ka bërë asgjë”, ka deklaruar ajo për Prive By Liberta Spahiu.
Me këtë reagim, Bia ka bërë të qartë se postimi me këngën e Jozit nuk duhet interpretuar automatikisht si rreshtim në njërën anë të konfliktit, duke kritikuar njëkohësisht si agresionin fizik, ashtu edhe atë verbal