Santiana Maloku vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pasi prej javësh përflitet se është në një lidhje dashurie me Patris Berishën, ish-bashkëshortin e këngëtares Tuna, me të cilin ajo ka dy djem.
Së fundmi, Santiana ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet duke kënduar këngën “Zogu më i mirë prej krejtve”, një nga këngët e njohura të Tunës.
