Pas një historie dashurie me ulje e ngritje, ndarje dhe një ribashkim që gëzoi fansat e tyre, Lela Seferi dhe Leo Gashi duket se po shijojnë një kapitull të ri së bashku.
Dyshja e njohur nga Big Brother VIP Kosova 3 ka publikuar një kolazh fotografish me momente romantike krah njëri-tjetrit, por këtë herë, më shumë se fotografitë, vëmendjen e ka marrë përshkrimi i Lelës.
“Disa gjëra në jetë kanë nevojë për kohë, distancë dhe heshtje, që të gjejnë sërish rrugën drejt vendit ku i përkasin…”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar mesazhin me një zemër të kuqe.
Një dedikim që duket se përmbledh më së miri gjithë rrugëtimin e tyre, nga dashuria që lindi brenda shtëpisë së Big Brother, te ndarja që bëri bujë e deri te vendimi për t’i dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit.
E nëse përshkrimi i Lelës ishte emocional, Leo u kujdes që gjithçka ta thoshte me vetëm dy fjalë.
