Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Sasa Hoda, vazhdon të mbetet mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka ndarë një postim mjaft të ëmbël dhe dedikim plot ndjenjë për një person shumë special.
Përmes një imazhi të shpërndarë në Instastory, Sasa ka prezantuar atë që ajo e quan “dashurinë e jetës”. Bëhet fjalë për babain e saj, të cilin e ka fotografuar në një moment të thjeshtë e të ngrohtë të përditshmërisë, teksa ai shihet duke biseduar në telefon.
