Modelja e njohur Bella Hadid ka ndarë me ndjekësit disa momente të vështira nga spitali, ku po trajtohet për sëmundjen Lyme.
Në fotot e publikuara në Instagram, ajo shihet e shtrirë në krevat spitali me një injeksion intravenoz, ndërsa në një tjetër mbulon gojën nga dhimbja.
Në imazhe të tjera, Bella shfaqet me një fashë në ballë, me një bluzë Pikachu dhe madje duke shijuar një darkë me pica në dhomën e saj.
Në përshkrimin e postimit, Hadid shkroi: Më vjen keq, gjithmonë them ‘Mia!’. Ju dua djema.
Motra e saj, supermodelja Gigi Hadid, reagoi menjëherë me fjalë mbështetëse: Të dua! Shpresoj të ndihesh e fortë dhe mirë, se e meriton, së shpejti!!!!!!
Ndërkohë, nëna e tyre, Yolanda Hadid, e cila gjithashtu vuan nga e njëjta sëmundje, komentoi: Luftëtare e sëmundjes Lyme.
Edhe fansat u bashkuan me urime e mesazhe inkurajimi.
