Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

1.7 tonë kokainë në një anije në Oqeanin Atlantik, katër të arrestuar

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2025 në 23:38
1.7 tonë kokainë në një anije në Oqeanin Atlantik, katër të arrestuar

Katër persona janë arrestuar nga autoritetet portugeze, pasi ndlauan një nëndetëse në Oqeanin Atlantik, që transportonte më shumë se 1.7 tonë kokainë drejt gadishullit Iberik.

Mediat ndërkombëtare, raportojnë se lundruesja u lokalizua dhe u sekuestrua gjatë ditëve të fundit, ndërsa pamjet e publikuara tregojnë momentin kur policia dhe marina portugeze e rrethojnë dhe hipin në bord, duke sekuestruar lëndën narkotike të klasës A dhe arrestuar ekuipazhin me katër anëtarë, të gjithë me origjinë nga Amerika e Jugut.

Policia njoftoi se të arrestuarit dy ekuadorianë, një venezuelas dhe një kolumbian, janë lënë në paraburgim pas paraqitjes në gjykatë në ishujt Azore të martën.

Shefi i njësisë portugeze kundër trafikut të drogës, Vítor Ananias, deklaroi në një konferencë për shtyp se kombësitë e ndryshme të të dyshuarve tregonin se organizata që qëndron pas tyre nuk vepron vetëm nga një vend i vetëm.

Qendra për Analizë dhe Operacione Detare (MAOC), me seli në Lisbonë, kishte marrë ditët e fundit informacione se një organizatë kriminale po përgatiste nisjen e një nëndetëseje të ngarkuar me kokainë, e destinuar për tregjet evropiane.

Pak ditë më vonë, një anije portugeze arriti të lokalizonte mjetin rreth 1 mijë milje detare (rreth 1.850 kilometra) nga brigjet e Lisbonës, në një operacion të mbështetur nga Agjencia Kombëtare Britanike e Krimeve dhe Administrata Amerikane Kundër Drogës (DEA).

Sipas marinës, pas sekuestrimit, mjeti nuk mund të tërhiqej drejt bregut për shkak të motit të keq dhe strukturës së tij të brishtë, ndaj më vonë u fundos në det të hapur.

“Mes nxehtësisë, avujve të karburantit dhe dallgëve të larta, qëndrimi në bord është jashtëzakonisht i vështirë. Pas 15 apo 20 ditësh, gjithçka që dëshiron është të shpëtosh,” tha Ananias për gazetarët.

Sipas tij, raste të tilla janë bërë të përsëritura vitet e fundit. Në mars të këtij viti, një tjetër mjet i ngjashëm që transportonte 6.5 tonë kokainë u ndalua rreth 1 mijë e 200 milje detare nga Lisbona.

Siç raportohet, ngjarja ndodhi në një kohë kur administrata amerikane e ish-presidentit Donald Trump ka intensifikuar goditjet ndaj mjeteve që dyshohen se përdoren për trafik droge drejt SHBA-ve.

Veç javën e kaluar, tre persona u vranë në një sulm amerikan ndaj një mjeti të dyshuar për trafik droge në Karaibe, bëri të ditur sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth.

Veprimet e tilla kanë ngjallur debat për ligjshmërinë e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare dhe janë kritikuar ashpër nga liderë të Amerikës Latine, qytetarët e të cilëve janë mes viktimave të këtyre operacioneve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:57Peshkaqeni e kafshoi “deri në kockë”, 27-vjeçari shpëton pas sulmit në Irlandë
  • 09:54Tërmeti shkatërrues në Kolumbi: 265 të vdekur, 3 mijë e 500 të plagosur dhe 496 të zhdukur – vijon beteja për të mbijetuarit
  • 09:53Zjarret në rrethinat e Tiranës: Në Daias flakët u afrohen banesave
  • 10:05Zjarri në një fshat të Fierit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët
  • 09:12Trumpi konfirmon ndërrimin e fshehtë të avionit pas kthimit nga samiti në Turqi