Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

1500 shqiptarë në Dubai, ambasadori Kurtezi: Nuk ka vend për panik

GD
Gazeta Demos1 mars 2026 në 16:53
1500 shqiptarë në Dubai, ambasadori Kurtezi: Nuk ka vend për panik

Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara, Ridi Kurtezi, thotë se në Dubai, por edhe në qytete të tjera ndodhen rreth 1500 shqiptarë.

Ai theksoi se ka pasur koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Jashtme dhe për momentin nuk është nevoja për evakuim emergjent.

“Ka qenë e papritur dhe e pa parashikueshme, për faktin se lidershipi këtu ka qenë në kontakte të vazhdueshme me planet iraniane, dhe ishte e pa menduar që do të kishte goditje të tilla. Për më tepër, ky vend dhe vendet e tjera të Gjirit kanë bërë të ditur prej kohësh se ato nuk do të lejojnë asnjë sulm nga territoret e tyre. Pra, ka qenë e papritur dhe e pa parashikuar, prandaj ka krijuar këtë lloj impakti”, tha Kurtezi në një intervistë për Top Channel.

“Në Emiratet e Bashkuara Arabe kemi përafërsisht 1,400–1,500 shqiptarë me rezidencë, që punojnë dhe jetojnë këtu, por ka edhe një numër turistësh, i cili është i pa njohur, pasi ata lëvizin pa viza dhe nuk kanë obligim të lidhen me ambasadën. Mendohet se, përveç këtyre 1,500 rezidentëve, mund të ketë rreth 2,000 të tjerë që shkojnë dhe vijnë pa pasur nevojë për vizë’

“Ka një interes të shtuar për të kuptuar se çfarë do të ndodhë, jemi në kontakt, shkëmbejmë telefonata dhe email-e, mundohemi t’i qetësojmë, pasi nuk bëhet fjalë për një bllokim, por për gjetjen e rrugëve alternative për lëvizjen e tyre. Sot kjo është e pamundur, për faktin se duhet të kuptojmë se mbrojtja raketore e Emirateve, e cila sot është një nga më të mirat në botë, nuk mund të lejojë lëvizjen e aeroplanëve, pasi duhet të interceptojë raketat”, shtoi Kurtezi.

“Mendoj se ndoshta edhe nesër do të kemi lajme të reja, të cilat do të mundësojnë lëvizjen. Sot kam ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme; kam qenë atje në një briefing të ministres së shtetit, e cila bëri me dije se nuk duhet të ketë vend për panik, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë situatën nën kontroll përmes mbrojtjes raketore. Sa i përket hapjes së hapësirës ajrore, ajo lidhet jo vetëm me Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe me vendet fqinje, të cilat e kanë të mbyllur hapësirën ajrore përmes Arabisë Saudite, Katarit dhe Kuvajtit. Kjo është situata aktuale. Nuk po flitet për momentin për evakuim, për faktin se leja për hyrje dhe dalje është e pamundur, jo vetëm për Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe për vendet fqinje”, u shpreh ambasadori.

dubai

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:28Zjarret në Shqipëri, situatë e vështirë në Gurë-Lurë të Dibrës: 11 vatra vijojnë aktive
  • 10:27Kroacia përfshihet nga zjarret, “digjet” qyteti turistik
  • 22:36Netanyahu: Britania mund të quhet “Republika e parë Islamike me armë bërthamore”
  • 20:17Ukraina i propozon Rusisë armëpushim në Detin e Zi, kërkon ndaljen e sulmeve ndaj objektivave civile
  • 20:05Aksident tragjik në Lushnjë, humbin jetën dy gra