Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Zjarret në Shqipëri, situatë e vështirë në Gurë-Lurë të Dibrës: 11 vatra vijojnë aktive

GD
Gazeta Demos14 gusht 2026 në 10:28
Zjarret në Shqipëri, situatë e vështirë në Gurë-Lurë të Dibrës: 11 vatra vijojnë aktive

29 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë Shqipërinë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 11 prej tyre vijojnë të jenë aktive. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, tre vatra janë në monitorim dhe katër të tjera janë vendosur nën kontroll.

Për përballimin e situatës janë angazhuar qindra forca në terren. Operacionet po zhvillohen nga toka dhe ajri, me pjesëmarrjen e strukturave të Mbrojtjes Civile, Policisë, bashkive, shërbimeve pyjore, vullnetarëve dhe Forcave të Armatosura, shkruan Euronews.al.

Në terren janë angazhuar 249 efektivë të MZSH-së, 48 forca policore, 233 forca bashkiake, të AdZM-së, Shërbimit Pyjor dhe ASHP-së, 206 vullnetarë dhe 118 efektivë të Forcave të Armatosura.

Në dispozicion të operacioneve janë vendosur 43 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë angazhuar 9 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 3 ambulanca, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive

Në Dajt të Tiranës, puna vijon në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës. Ministria bën me dije se aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. E njëjta situatë raportohet edhe në Priskë të Madhe.

Në Përmet, mbeten aktive vatrat në malin e Nëmerçkës dhe malin Dhëmbel. Terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen, ndërsa forcat zjarrfikëse, punonjësit e sektorit pyjor dhe vullnetarët vijojnë operacionet për izolimin e flakëve. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Një nga operacionet më të rëndësishme po zhvillohet në Gurë-Lurë të Dibrës, ku janë angazhuar 120 forca të bashkisë, 57 efektivë të Forcave të Armatosura, 15 forca policore, 15 vullnetarë dhe 9 punonjës të AdZM-së.

Ndërhyrja e forcave ka bërë të mundur vendosjen nën kontroll të perimetrit pranë banesave dhe shmangien e rrezikut për djegien e tyre. Nga ajri kanë operuar dy avionë Air Tractor, ndërsa puna vijon në dy drejtime ku zjarri ruan ende intensitet.

Në Qafën e Helmes, Bulqizë-Dibër, zjarri vijon aktiv në terren pyjor, ndërsa në operacion janë angazhuar 10 efektivë të MZSH-së, 6 forca bashkiake dhe 6 forca nga njësia administrative Selishtë.

Në Troje të Mirditës, për izolimin e vatrës po punojnë 13 efektivë të MZSH-së me tre automjete zjarrfikëse, 36 forca bashkiake, 3 punonjës policie, 20 vullnetarë, si dhe 2 automjete zjarrfikëse dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura.

Në Shkodër, aktive mbeten vatrat në Rrencë dhe Goraj-Budishtë. Forcat zjarrfikëse dhe Shërbimi Pyjor po punojnë për izolimin dhe shuarjen e tyre. Në Goraj-Budishtë nuk raportohet rrezik për banesat dhe vatra po shkon drejt izolimit.

Ndërkohë, në Elbasan, vijojnë aktive vatrat në Dardhë të bashkisë Librazhd dhe në Shalës të bashkisë Cërrik. Në Dardhë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ministria thekson se operacionet vijojnë të jenë të koordinuara nga toka dhe ajri, ndërsa në disa prej zonave më të ekspozuara është arritur mbrojtja e banesave dhe kufizimi i përhapjes së flakëve.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, përmes Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, vijon monitorimin e pandërprerë të situatës dhe koordinimin e kapaciteteve në varësi të nevojave në terren.

aktivevatravijojnë

Të ngjashme

Shqipëria vazhdon betejën me flakët, 14 vatra të zjarrit ende aktive

Shqipëria vazhdon betejën me flakët, 14 vatra të zjarrit ende aktive

18:48
Mbi 40 vatra zjarri në Shqipëri, rritet rreziku në Tiranë, Krujë, Dibër e Mallakastër

Mbi 40 vatra zjarri në Shqipëri, rritet rreziku në Tiranë, Krujë, Dibër e Mallakastër

12:25

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:27Kroacia përfshihet nga zjarret, “digjet” qyteti turistik
  • 22:36Netanyahu: Britania mund të quhet “Republika e parë Islamike me armë bërthamore”
  • 20:17Ukraina i propozon Rusisë armëpushim në Detin e Zi, kërkon ndaljen e sulmeve ndaj objektivave civile
  • 20:05Aksident tragjik në Lushnjë, humbin jetën dy gra
  • 20:04Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në Itali