Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku një 29-vjeçar i identifikuar si Behxhet Myftari, punonjës i një fast-food-i, është goditur me thikë nga një 17-vjeçar.
Sipas Top Channel, ngjarja ka ndodhur pasi i plagosuri ishte thirrur për të sqaruar një konflikt jashtë objektit ku punonte. Megjithatë, situata më pas ka eskaluar në një përplasje fizike, gjatë së cilës 29-vjeçari është plagosur me thikë nga 17-vjeçari.
Pas incidentit, ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr trajtim mjekësor.
