Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

30 vjet nga gjenocidi i Serbisë në Srebrenicë

GD
Gazeta Demos11 korrik 2025 në 08:01
30 vjet nga gjenocidi i Serbisë në Srebrenicë

Bosnja e Hercegovina sot shënon 30-vjetorin e Gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë.

Masakra që ndodhi atje më 11 korrik 1995 është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Para gati tre dekadave, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Udhëheqësi atëhershëm serbëve, Radovan Karadziq lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën.

Trupat rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit holandezë duke marrë peng 30 prej tyre.

Një ditë më pas, më 10 korrik, ushtarët serbë filluan të bombardojnë Srebrenicën.

Forcat holandeze kërcënuan serbët se do të kishte goditje ajrore të NATO-s, nëse nuk tërhiqeshin deri në mëngjes.

Dhe të nesërmen, avionët e NATO-s bombarduan tanket serbe jashtë Srebrenicës.

Forcat serbe kërcënuan të rifillonin bombardimin dhe të vrisnin ushtarët e kapur holandezë.

Goditjet ajrore u ndalën dhe në mbrëmjen e 11 korrikut, komandanti i serbëve të Bosnjës, gjenerali Ratko Mlladiq hyri në Srebrenicë.

Rreth 30 mijë refugjatë myslimanë u grumbulluan rreth bazës së paqeruajtësve holandezë në Potoçari, në veri të qytetit të Srebrenicës, pasi forcat serbe të Bosnjës morën nën kontroll zonën e sigurt.

Më 23 maj, Asambleja Parlamentare e OKB-së, e ka miratuar rezolutën që njeh gjenocidin në Srebrenicë.

Përmes kësaj rezolute, 11 korriku njihet zyrtarisht si Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 16:25Presidenti finlandez: Rusia nuk do të rrezikonte ta sulmonte NATO-n
  • 15:47Shtatë të vdekur pas përmbytjes së tragetit
  • 15:26CNN: Irani nuk po fiton – po e humb ndikimin e tij në Hormuz
  • 14:01Sulmi në një party rave në Zvicër: Raportohet se viktima 22 vjeçare është një grua italiane
  • 11:27Referendumi: Islandezët vendosin të mbeten jashtë BE-së