Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Ngjarje e rëndë në Itali, 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, lëndohen edhe tre fëmijë

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2026 në 21:16
Ngjarje e rëndë në Itali, 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, lëndohen edhe tre fëmijë

Një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali, ndërsa tre fëmijë që udhëtonin në të njëjtën makinë kanë mbetur të plagosur. Viktima është identifikuar si Emanuela Shahini, banore e Prata di Pordenone.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e 22 nëntorit, rreth orës 11:00, në zonën e Prata di Pordenone. E reja po shoqëronte fëmijët drejt Villanova-s, ku do të merrnin pjesë në festën e 10-vjetorit të ditëlindjes së nipit të saj.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga karabinierët, automjeti tip “Ford Fiesta” humbi kontrollin në një kthesë, për shkak të lagështirës në rrugë nga reshjet e shiut. Makina doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë betoni, e cila u shemb dhe depërtoi në pjesën e përparme të automjetit. Përplasja ishte aq e fortë sa makina përfundoi e përmbysur mbi strukturën prej betoni.

Emanuela mbeti e bllokuar në automjetin e shkatërruar. Zjarrfikësve iu desh të ndërhynin për ta nxjerrë, ndërsa ekipet mjekësore i dhanë ndihmën e parë në vendngjarje. Ajo u transportua me urgjencë në spitalin Santa Maria degli Angeli në Pordenone, por ndërroi jetë pak pas mbërritjes, rreth orës 12:30.

Në automjet ndodheshin edhe tre të mitur: djali 6-vjeçar i 31-vjeçares, vajza e saj 4-vjeçare dhe një shoqe e tyre 10-vjeçare. Sipas raportimeve, fëmijët arritën të dilnin vetë nga makina pas aksidentit.

Vajza 4-vjeçare u transportua me helikopter në spitalin e Udines, ndërsa dy fëmijët e tjerë u dërguan në spitalin e Pordenones për kontrolle dhe trajtim mjekësor. Ata kishin marrë dëmtime dhe mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit. Gjendja e fëmijëve po ndiqet nga personeli mjekësor.

Në vendngjarje mbërritën ambulanca, helikopteri mjekësor, zjarrfikësit dhe karabinierët e kompanisë Sacile. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar me saktësi dinamikën e aksidentit, ndërsa po verifikohet edhe nëse të gjithë personat në automjet i kishin vendosur siç duhet rripat e sigurimit.

Lajmi për vdekjen e 31-vjeçares ka tronditur komunitetin e Prata di Pordenone. Kryetarja e bashkisë, Katia Cescon, shprehu ngushëllimet për familjen e viktimës dhe solidaritetin me të afërmit në këtë moment të vështirë.

“Në emrin tim dhe të gjithë administratës bashkiake, shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes së Emanuelës për këtë tragjedi të madhe. Një nënë e re u nda nga jeta shumë shpejt. Një lutje e veçantë për vajzën e vogël që ishte në bord me të, e shtruar në spital, dhe një mendim plot dashuri e afërsi për të gjithë të dashurit e saj, me të cilët jemi pranë në këtë moment dhimbjeje të papërshkrueshme”, u shpreh ajo. /Ballkan Web

rëndëitalishqiptare

Të ngjashme

E rëndë: 31-vjeçarja shqiptare vdes në aksident trafiku në Itali

E rëndë: 31-vjeçarja shqiptare vdes në aksident trafiku në Itali

23:15
Inter Miami mposhtet rëndë nga Columbus, rrezikon eliminimin

Inter Miami mposhtet rëndë nga Columbus, rrezikon eliminimin

08:46

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:34Vuçiq paranojak: Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të filloj grevë urie
  • 17:55Edhe pas Dodikut, Dodik: Çfarë do të ndryshojë?
  • 23:47Sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit arrijnë nivelin më të lartë që nga fillimi i konfliktit
  • 22:56Trump paralajmëron sulme të reja të mëdha ndaj Iranit pas Vitit të Ri nëse dështon diplomacia
  • 18:20Trump dhe Putini po vendosin fatin e Evropës?