Një ari që kishte hyrë në një fabrikë në verilindje të Japonia, pasi kishte sulmuar disa persona, ka arritur të shpëtojë nga autoritetet në mënyrë të pazakontë, duke hapur një dritare dhe duke u arratisur gjatë natës.
Sipas autoriteteve lokale, gjurmët tregojnë se ariu ka arritur të lirojë shulin dhe ta shtyjë dritaren vetë, para se të largohej nga objekti. Para arratisjes, ai ishte parë duke hapur edhe një rubinet për të pirë ujë, çka ka habitur zyrtarët.
Kryetari i bashkisë së Fukushimës, Yuki Baba, e ka përshkruar kafshën si “jashtëzakonisht inteligjente”, ndërsa përpjekjet për kapjen e saj me shigjetë qetësuese dhe kurthe ushqimi kanë dështuar.
