Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Arrestohet 17-vjeçari nga Kosova që sulmoi mësuesen në Essen të Gjermanisë

GD
Gazeta Demos6 shtator 2025 në 11:40
Arrestohet 17-vjeçari nga Kosova që sulmoi mësuesen në Essen të Gjermanisë

Policia e Essenit konfirmoi se ka arrestuar 17-vjeçarin nga Kosova që plagosi me thikë një mësuese. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet.

I riu i dyshuar për sulmin dhe plagosjen me thikë të një mësueseje në një shkollë profesionale në Essen u arrestua. Policia e Essenit konfirmoi për Agjencinë Gjermane të Lajmeve se 17-vjeçari nga Kosova u arrestua pranë stacionit kryesor të trenit. Sipas njoftimit gjatë arrestimit policët qëlluan me armë ndaj të dyshuarit dhe e plagosën. Tani po merr trajtim mjekësor.

Hetuesit thanë se ai e kishte goditur me thikë viktimën e tij “disa herë”. Mësuesja, 45 vjeç, u plagos rëndë dhe po trajtohet tani në spital.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

Ministrja e Arsimit të landit NRW, Dorothee Feller, shprehu pikëllimin e saj për sulmin ndaj mësueses. “Mendimet e mia janë me kolegen e plagosur, familjen e saj, nxënësit dhe të gjithë stafin”, deklaroi ministrja. Shkolla po mbështetet nga inspektorati shkollor dhe nga psikologu i shkollës. Është e rëndësishme që nxënësit dhe mësuesit të mos jetë vetëm tani, tha ministrja./DW/

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:21Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sulmi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
  • 22:01Shpallen 50 restorantet më të mira në botë për vitin 2026
  • 21:43ZNAM kërcënon me dalje nga Qeveria e RMV nëse provimi i jurisprudencës zhvillohet edhe në shqip – VLEN nuk e thotë asnjë fjalë!
  • 21:24Netanyahu drejt largimit nga pushteti? Presidenti i Izraelit i jep kandidatit opozitar, Gadi Eisenkot, mundësinë për formimin e qeverisë së re
  • 21:17Ministri polak: Ka të dhëna se i dyshuari është frymëzuar nga "ideologjitë e së djathtës ekstreme"