Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Arrestohet në Sarajevë, Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit

GD
Gazeta Demos26 mars 2026 në 14:24
Arrestohet në Sarajevë, Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit

Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit, i dënuar për trafikim të narkotikëve, është arrestuar para dy ditësh në Sarajevë.

Ai dyshohet se më 22 mars ka kryer veprën penale të Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në territorin e komunës Ilixha në Bosnjë dhe Hercegovinë. Siç raporton Klix.ba , ai dyshohet për një plagosje me armë që ndodhi gjatë fundjavës në këtë komunë.

Lajmin e ka konfirmuar për mediumin boshnjak, avokati i tij, Emir Gaziq.

Pas tij qëndron një dosje e gjerë penale përfshirë, ndër të tjera, për trafikim të drogës.

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës vitin e kaluar konfirmoi aktakuzën ndaj Kelmendit dhe Ajlin Ahmiq, të cilët akuzohen për trafikim të drogës.

Kelmendi më parë është akuzuar edhe për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, dëmtim të pasurisë së të tjerëve, si dhe prokurim dhe shitje të paautorizuar të armëve.

Sipas detajeve të aktakuzës, Kelmendi dhe Ahmiq akuzohen se së bashku me M.V., A.F., R.G. dhe persona të tjerë të panjohur në territorin e BiH, Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë, kryenin tregtim, shitje dhe transport të paligjshëm të drogës.

Theksohet se ata e shisnin drogën në BeH, ndërsa për komunikimin e tyre përdornin aplikacionin Sky, i destinuar për komunikim të sigurt dhe të koduar.

Kelmendi, nga viti 2021 është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, Kelmendi kërkohet nga autoritetet kosovare si i dyshuar për mashtrim, lëndim të rëndë trupor dhe falsifikim të dokumenteve.

Drogë

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 13:50Bitcoin rikthehet fuqishëm, kriptomonedha nis një tjetër hov në treg
  • 22:57Tragjedi në Nigeri: 40 fëmijë të vdekur pas përmbysjes së një varke
  • 22:45ShBA: Sanksionet do ta “shtypin” ekonominë e Iranit dhe do ta “shembin” regjimin e tij
  • 22:42Shoferi pësoi goditje në tru gjatë vozitjes, dy pasagjerë shmangin tragjedinë në Suedi
  • 21:56Peruja goditet nga një tërmet i fuqishëm