Video virale e CEO-s Andy Byron dhe shefes së Burimeve Njerëzore, Kristin Cabot, në koncertin e grupit “Coldplay” është filmuar nga Grace Springer.
Fansja e grupit të famshëm që kapi momentin kur kamera shkoi te CEO i “Astronomer” dhe Cabot teksa ishin të përqafuar, ka folur për momentin tronditës. 28-vjeçarja që postoi videon në fjalë në internet ka treguar se nuk e dinte për zhurmën e madhe që do të shkaktonte në rrjet.
Kur kamera e kapi Byron, i cili është i martuar dhe ka dy fëmijë me bashkëshorten e tij, papritmas u fsheh pas një barriere. Nga ana tjetër, Cabot gjithashtu dukej qartë e turpëruar ndërsa vuri duart mbi fytyrë.
Kush është Grace Springer?
Duke folur për “The Sun”, 28-vjeçarja, e cila ndodhet në New Jersey, u shpreh:
“Një pjesë e imja ndihet keq se videoja ua kthej jetën këtyre njerëzve përmbys, por luajnë lojëra budallaqe… fitojnë çmime budallaqe”.