Presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah El-Sisi, të hënën ia dha homologut të tij amerikan, Donald Trump, nderin më të lartë të Egjiptit – Urdhrin e Nilit – për mbështetjen e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, sipas një deklarate të Presidencës së Egjiptit.
Sisi tha se ky është “nderi më i lartë shtetëror” që ofrohet nga Egjipti dhe u jepet “krerëve të shteteve ose atyre që i bëjnë shërbim të madh njerëzimit”, raporton televizioni BBC.
Presidenti egjiptian e nisi fjalimin me fjalët “Bismilahi Rahmani Rahim”, që përdoret në fenë islame në fillim të ndonjë vepre dhe që në gjuhën shqipe do të thotë “në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit”.
Sisi gjithashtu i përshëndeti të pranishmit me përshëndetjen “Selam Alejkum”.
