Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Bosnja ia ndalon hyrjen Radoiçiqit, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2026 në 14:06
Bosnja ia ndalon hyrjen Radoiçiqit, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare

Millan Radoiçiqit, i dyshuar për organizimin e sulmit në Banjskë, në veri të Kosovës, iu ndalua hyrja në Bosnje dhe Hercegovinë, pasi u shpall kërcënim për sigurinë kombëtare, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë burime të sigurisë.

Sipas tyre, vendimi u mor më 13 nëntor – katër ditë para se Gjykata e Lartë në Beograd të urdhëronte paraburgimin e tij dhe ta shpallte në kërkim, pasi nuk u paraqit në polici më 15 nëntor.

Paraqitja e detyrueshme në polici ishte një nga masat e mbikëqyrjes të vendosura ndaj tij, në kuadër të procedurës që po zhvillohet për rastin e Banjskës.

Institucionet përgjegjëse të Bosnje dhe Hercegovinës nuk dhanë hollësi për vendimin dhe as arsyet përse Radoiçiq cilësohet kërcënim për sigurinë kombëtare.

Ndalimi nënkupton se, nëse Radoiçiq tenton të hyjë në Bosnje dhe Hercegovinë, atij do t’i refuzohet hyrja ose do të ndalohet në pikën kufitare apo në ndonjë vend tjetër të hyrjes në këtë shtet.

Vendimi vjen në kohën kur vendndodhja e Radoiçiqit mbetet e panjohur, pasi ai nuk ishte i qasshëm për organet e drejtësisë në Serbi, gjatë ditëve të fundit.

Më herët, atij i është konfiskuar pasaporta dhe i është ndaluar të largohej nga vendbanimi pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Ai ka pasur, gjithashtu, ndalesë për të udhëtuar në Kosovë.

Zhdukja e tij ndodhi pas humbjes së Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në zgjedhjet e mbajtura në fund të tetorit në Serbi.

Disa ditë para se të shpallej në kërkim, qarkulluan informacione të pakonfirmuara se Radoiçiq ishte larguar nga Serbia drejt Rusisë.

Por, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) dhe Ambasada ruse në Beograd nuk i konfirmuan këto pretendime.

Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur që ka kreyer sulmin në Banjskë, në veri të Kosovës, më 24 shtator 2023.

Një polic i Kosovës është vrarë në sulm, ndërsa në përleshjet e armatosura që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Në Serbi, Radoiçiq është nën hetime për disa vepra penale që lidhen me sigurimin e armëve dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.

Megjithatë, edhe pas tre vjetësh, ndaj tij nuk është ngritur aktakuzë.
Prokuroria serbe, pas pranisë së Radoiçiqit në tubim elektoral: Hetimet për Banjskën po vazhdojnë

Autoritetet e Kosovës kanë ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin, i cili po gjykohet në mungesë.

Kosova ka lëshuar gjithashtu fletarrestim ndërkombëtar për të, përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara – UNMIK.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë vendosur më herët sanksione ndaj tij, për përfshirje të dyshuar në krim të organizuar dhe korrupsion.

Vendimi për t’ia ndaluar hyrjen në Bosnje dhe Hercegovinë është marrë vetëm disa ditë pasi nga ky vend është larguar Zvonko Vesellinoviq, bashkëpunëtor shumëvjeçar i Radoiçiqit në biznes.

Burime të sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë kanë konfirmuar më herët për Radion Evropa e Lirë se Vesellinoviq është larguar më 11 nëntor nga Sarajeva drejt Turqisë, duke përdorur pasaportën serbe.

radoiçiqitkërcënimsigurinë

Të ngjashme

Bosnja i ndalon hyrjen Milan Radoiçiqit, e shpall kërcënim për sigurinë kombëtare

Bosnja i ndalon hyrjen Milan Radoiçiqit, e shpall kërcënim për sigurinë kombëtare

18:23

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 14:04Aleksandar Çupiq nga Lista Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë
  • 12:38“Ku është vëllai yt Andrej?” – Gazetari e vë në siklet Vuçiqin, ky ishte reagimi i tij
  • 12:38Trump largohet nga Kina pas bisedimeve 90-minutëshe me Xi dhe Putin
  • 11:41Përfundon takimi mes Trumpit, Putinit dhe Xi Jinpingut në Kinë
  • 11:03Trump: Po bëjmë histori, do të diskutojmë të gjitha problemet e botës