Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Dalin pamjet nga momenti dramatik kur droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

GD
Gazeta Demos18 qershor 2025 në 12:03
Dalin pamjet nga momenti dramatik kur droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Sulmet me dronë dhe raketa ruse në Kiev lanë të vrarë të paktën 21 persona gjatë natës, thanë zyrtarët, në sulmet më vdekjeprurëse në kryeqytet në javët e fundit.

Sulmet vijnë pasi Presidenti Trump u largua herët nga samiti i G7 në Kanada, që do të thotë se ai do të humbasë një takim kyç me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në margjina të samitit.

Pamjet nga momenti dramatik kur droni godet një ndërtesë banimi i ka publikuar CNN dhe mund t’i shihni në këtë LINK .

Zelensky e cilësoi si “një prej sulmeve më të tmerrshme” që Moska ka kryer ndaj kryeqytetit ukrainas në luftën trevjeçare.

“Në total, 21 persona kanë vdekur në kryeqytet dhe 134 të tjerë janë plagosur”, tha shërbimi shtetëror i emergjencave në Ukrainë përmes një postimi në Telegram.

Në njoftim u shtua se 16 trupa janë nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese nëntëkatëshe banimi në qarkun Solomianski.

Paraprakisht, numri i viktimave sipas zyrtarëve në Kiev ishte 14.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona
  • 21:18Inflacioni në Iran pritet të arrijë në 69 për qind
  • 16:31Tragjedi: Vajza 4-vjeçare humb jetën në zjarr
  • 10:28Zjarret në Shqipëri, situatë e vështirë në Gurë-Lurë të Dibrës: 11 vatra vijojnë aktive
  • 10:27Kroacia përfshihet nga zjarret, “digjet” qyteti turistik