Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Demokratët fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, humbje e madhe për Trumpin

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2026 në 07:49
Demokratët fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, humbje e madhe për Trumpin

Demokratët pritet të marrin kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit amerikan, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, sipas projeksioneve të CNN-it pas zgjedhjeve të mesmandatit të mbajtura më 3 nëntor.

Në Senat, demokratët kanë siguruar 53 ulëse, kundrejt 39 të republikanëve, duke arritur shumicën e nevojshme për të marrë kontrollin e kësaj dhome të Kongresit.

Demokratët kanë fituar gjashtë ulëse nga republikanët, ndërsa 34 ulëse të tyre dhe 31 të republikanëve nuk ishin në garë në këto zgjedhje.

Edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët janë në rrugë për të marrë shumicën. Deri në momentin e publikimit të grafikës, ata kishin siguruar 197 ulëse, ndërsa republikanët 114.

Demokratët kanë fituar 10 ulëse nga republikanët, ndërsa për të siguruar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve nevojiten të paktën 218 nga gjithsej 435 ulëset.

Marrja e kontrollit të të dyja dhomave të Kongresit nga demokratët do të përbënte një ndryshim të rëndësishëm në balancën politike në SHBA dhe do t'ia vështirësonte presidentit amerikan, Donald Trump miratimin e agjendës së tij politike.

Me shumicën në Kongres, demokratët do të kenë më shumë mundësi të ndikojnë në procesin legjislativ dhe të ushtrojnë mbikëqyrje mbi administratën amerikane. /Telegrafi/

demokratëtpërfaqësuesvedhomën

Të ngjashme

Demokratët ia marrin kontrollin e Kongresit dhe Senatit, Trump reagon ashpër pas rezultateve të dobëta zgjedhore

Demokratët ia marrin kontrollin e Kongresit dhe Senatit, Trump reagon ashpër pas rezultateve të dobëta zgjedhore

07:52

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 07:58Obama reagon pas fitores së demokratëve: Amerikanët duan një politikë që i bashkon njerëzit
  • 07:55Pas gati 30 vjetësh në Senat, bashkëpunëtorja e Trumpit humb zgjedhjet
  • 22:56Bayerni fiton pastër ndaj Atleticos
  • 22:48Dramë në Serbi: Vulin dyshohet se provoi të arratisej në Moskë, avioni detyrohet të kthehet në Beograd
  • 22:47Ngjarje e rëndë në Shqipëri: Vdes 53-vjeçari, dyshohet se u sulmua nga ariu