Donald Trump po publikon një sërë reagimesh në rrjetin social Truth Social, pasi demokratët siguruan kontrollin e Kongresit dhe Senatit në zgjedhjet e mesmandatit.
Ai la të kuptohet se do të flasë më gjerësisht për rezultatet në ditët në vijim, duke thënë se do të “bëhet komentator politik, si për mirë ashtu edhe për keq, për arsyet pse këta kandidatë fituan apo humbën”.
Presidenti amerikan publikoi gjithashtu një fotografi të një kapeleje të kuqe me fjalën “VETO” të shkruar me shkronja të mëdha të bardha, në një stil të ngjashëm me kapelet MAGA, me të cilat ai u bë i njohur.

Lideri amerikan kishte deklaruar më herët se do të “vërë veton ndaj gjithçkaje”, nëse demokratët rimarrin kontrollin e Kongresit.
Në një tjetër reagim në Truth Social, Trump kritikoi ashpër televizionin Fox News për ftesën në emision të ish-kryetarit të bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio.
“Pse e fton Fox News në emision Bill de Blasion, kryetarin më të keq në historinë e qytetit të Nju Jorkut, që të dalë në televizion e të flasë pa lidhje si një i marrë?”, shkroi Trump.



