Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Droni i kap mat duke shkëmbyer kanabis, arrestohen 3 persona në Durrës

GD
Gazeta Demos20 korrik 2025 në 11:16
Droni i kap mat duke shkëmbyer kanabis, arrestohen 3 persona në Durrës

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “The Wrong Meeting”, duke goditur një grup kriminal që merrej me prodhimin e kanabisit me anë të llambave dhe shitjen e tij.

Në pranga kanë rënë tre persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë është sekuestruar edhe 6.2 kg kanabis në formë boçeje, që dyshohet se është prodhuar me llamba, por edhe një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, dy jelekë antiplumb, pajisje për kultivim me llamba, 2 automjete dhe 6 aparate celularë.

Operacioni u zhvillua në disa faza. Fillimisht, në një parking në zonën e Golemit, Durrës, u kapën në flagrancë shtetasit Sh. T. dhe D. S., teksa po shkëmbenin 4.5 kg kanabis. Hetimet zbuluan se në këtë aktivitet ishte përfshirë edhe J. B., i cili banonte përkohësisht në një ambient pranë parkingut. Nga kontrolli në banesën e tij u sekuestruan 1.1 kg kanabis.

Më tej, kontrolli në banesën e Sh. T. në Tiranë çoi në sekuestrimin e 600 gramë kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, jelekë antiplumb dhe pajisje për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Personat e arrestuar:

• Sh. T., 36 vjeç, banues në Vorë, Tiranë – i dyshuar për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

• D. S., 21 vjeç, banues në Peqin, Elbasan – i dyshuar për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim.

• J. B., 17 vjeç, banues në Golem, Durrës – i dyshuar për të njëjtën vepër penale.

Të shpallur në kërkim:

• G. S., 39 vjeç dhe M. Ll., 33 vjeç, të dy nga Peqini – të dyshuar për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në bashkëpunim.

Policia vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e të tjerëve të përfshirë në këtë rrjet kriminal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 11:39Videot e Adi Hilës, policia zgjeron hetimet: Ftohen për deklarime personat në pamje
  • 10:40Policia i shkon në shtëpi Adi Hilës, reagon kompozitori: Jam i tronditur, më kanë hakuar
  • 10:31Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, ja momenti kur zbulohet
  • 10:24Gjejnë përgjues në qeli, të burgosurit shqiptarë përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet në TikTok
  • 22:50Kongresisti amerikan Joe Wilson kërkon heqjen e plotë të statusit të SNS-it nga EPP