Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin Fier-Seman, ku ka humbur jetën një 80-vjeçar.
Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, ku një automjet, me drejtues një 61-vjeçar me inicialet V. M., është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga 80-vjeçari me inicialet N. P, shkruan Euronews.al.
Si pasojë e përplasjes së fortë, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

