Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Dyshohet se është hakuar databaza kombëtare kriminale e FBI-së, Trump: Nuk më pëlqen kjo

GD
Gazeta Demos21 nëntor 2026 në 19:52
Dyshohet se është hakuar databaza kombëtare kriminale e FBI-së, Trump: Nuk më pëlqen kjo

Databaza kombëtare e informacionit kriminal (NCIC) e FBI-së dyshohet se është komprometuar nga hakerët, raportojnë mediat amerikane. Presidenti Donald Trump ka reaguar lidhur me incidentin, duke deklaruar se nuk i pëlqen ajo që ka ndodhur.

Sipas raportimeve të CNN dhe NBC, të publikuara të premten, sistemi NCIC, i cili përdoret nga agjencitë e zbatimit të ligjit në të gjithë Shtetet e Bashkuara për shkëmbimin e informacioneve mbi urdhër-arrestet dhe kontrollet e të kaluarës kriminale, është sulmuar nga hakerët, shkruan Aljazeera.

Raportimet, të cilat bazohen në dëshmitë e dy personave të informuar për rastin, sugjerojnë se bëhet fjalë për një tjetër incident të sigurisë kibernetike që prek Byronë Federale të Hetimeve (FBI).

Presidenti amerikan Donald Trump komentoi rastin gjatë një interviste për Fox News të shtunën, duke thënë se sapo ishte informuar për ngjarjen.

“E morëm vesh vetëm tani dhe mund të them se kjo nuk është e mirë. Nuk më pëlqen kjo”, deklaroi Trump.

Megjithatë, presidenti amerikan sugjeroi se sulmi mund të nxjerrë në pah informacione që, sipas tij, deri më tani nuk kanë qenë të njohura. Ai iu referua gjithashtu hetimeve të FBI-së për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, të cilat vazhdon t’i cilësojë si një “mashtrim”.

Incidenti i raportuar vjen në një kohë kur institucionet amerikane po përballen me një sërë problemesh të sigurisë kibernetike dhe ndërprerjesh të sistemeve.

Në një rast tjetër, NBC raportoi edhe për një sulm të dyshuar kibernetik ndaj Departamentit Amerikan të Bujqësisë (USDA).

Ky nuk është rasti i parë i problemeve të sigurisë që raportohen brenda FBI-së gjatë këtij viti. Në shtator, Byroja njoftoi se po hetonte një shkelje të mundshme të të dhënave nga një grup hakerësh, i cili pretendonte se kishte vjedhur informacione të ndjeshme për rreth 38 mijë punonjës të agjencisë.

Ndërsa në mars, FBI-ja kishte bërë të ditur se po hetonte aktivitete të dyshimta në disa prej sistemeve të saj të brendshme, raportoi agjencia Associated Press.

Ndërkohë, drejtori i FBI-së, Kash Patel, nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë publike lidhur me incidentin e fundit. Ai gjithashtu mungoi në një seancë dëgjimore të mbajtur të mërkurën në Kongresin amerikan, ku u diskutua për kërcënimet ndaj sigurisë së Shteteve të Bashkuara.

Në vend të tij, në seancë mori pjesë zëvendësi Christopher Raia, së bashku me sekretarin e Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, dhe drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton.

Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të plota mbi përmasat e sulmit të dyshuar, natyrën e të dhënave të prekura apo autorët e mundshëm të tij.

trumpfbi-sëpëlqen

Të ngjashme

“Marrëveshje të vërtetë ose asgjë”, Trump i dërgon mesazhin e prerë Teheranit

“Marrëveshje të vërtetë ose asgjë”, Trump i dërgon mesazhin e prerë Teheranit

21:08
Trump: Edhe ne e spiunojmë Kinën, madje më mirë se ata që na spiunojnë neve

Trump: Edhe ne e spiunojmë Kinën, madje më mirë se ata që na spiunojnë neve

17:41
Trump largohet nga Kina pas bisedimeve 90-minutëshe me Xi dhe Putin

Trump largohet nga Kina pas bisedimeve 90-minutëshe me Xi dhe Putin

12:38
Trump: Po bëjmë histori, do të diskutojmë të gjitha problemet e botës

Trump: Po bëjmë histori, do të diskutojmë të gjitha problemet e botës

11:03

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 17:48E armatosur me pushkë gjahu, gruaja shkon të zgjidhë hesapet me një burrë në Turqi
  • 17:44E rëndë në Fier: Po udhëtonte me biçikletë, 80-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet
  • 17:39Zbulohen tunele nën Hagia Sofia në Stamboll – më të hershme se vetë monumenti?
  • 08:54Rama takon studentët: Dialog inkurajues me ata që besojnë te protesta, jo te gurët
  • 08:0931 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit që i dha fund gjenocidit në Bosnjë e Hercegovinë