Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Shqipëri ka ndryshuar institucionin ku mbahet në paraburgim kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj është transferuar nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës në atë të Fierit. Vendimi për ndryshimin e institucionit të paraburgimit është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Kryebashkiaku i Tiranës do të qëndrojë në IEVP Fier, pas transferimit nga institucioni në Durrës, ku mbahej më parë në paraburgim.
